Formula 1 sa vjen e po bëhet më e bukur dhe më interesante. Piloti gjerman i Mercedes, Nico Rosberg, pas fitores në javën e kaluar, ka triumfuar edhe sot në garën e Çmimit të Madh të Italisë, në pistën e Monzës, në shtëpinë e Ferrari-t. Fitorja e 7-të sezonale për Rosberg, fitore kjo që vlen shumë, pasi ka ngushtuar diferencën me rivalin e tij Hamilton në vetëm 2 pikë.
Piloti britanik, kampioni i botës në fuqi, edhe pse e nisi garën nga “pole”, humbi shumë pozicione në start, por arriti të rikuperojë dhe ngjitet në vendin e dytë. Pas dy makinave Mercedes u renditën dy makinat Ferrari, që edhe pse patën një shans të mirë të ngjiteshin të dyja në podium, strategjia e gomave i penalizoi dhe e mbyllën garën po në po ato pozicione që e nisën (vendet 3-4). Gjithsesi, Ferrari rikthehet në podium pas dy garash zhgënjyese.