INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mërgim Mavraj: Duhet të fitojmë me çdo kusht

Mërgim Mavraj: Duhet të fitojmë me çdo kusht

Publikuar më: 19:29 05-10-2016

Pas fjalës së trajnerit Gianni De Biasi, në konferencën për shtyp, doli edhe Mërgim Mavraj, tashmë me një përgjegjësi më të madhe, pasi pritet të mbajë shiritin e kapitenit, për shkak se Ansi Agolli siç flitet do ta nisë ndeshjen nga stoli, për t’i lënë vendin Naser Alijit. Kapiten edhe në mikrofon është treguar qendërmbrojtësi i Fc Koln, i cili i është përgjigjur me qetësinë dhe pjekurinë e tij të gjitha pyetjeve.

Nëse Shqipëria do të tentojë të përsërisë surprizën e kualifikimit në Europian, duhet me çdo kusht të fitojë përballjen e të enjtes ndaj Lihtenshtejn, tha Mavraj.

“Nuk mund të ketë krahasim mes ndeshjes që zhvillova me Koln në Bundesligë ndaj Bayern, me atë që do të luajmë me kombëtaren ndaj Lihtenshtejn, për kualifikueset e Kupës së Botës. S’ka krahasim mes lojës që zhvillon me një ekipi me të cilin stërvitesh dhe luan çdo ditë, me kombëtaren. Kundërshtari do të luajë shumë më i përqendruar se sa mund të luash ndaj ekipeve në kampionat. Nga ana tjetër, të gjithë futbollistët presin me padurim ndeshjen. Është e vërtetë që Lihtenshtejn është një kundërshtar i vështirë për ne, që nëse duam të surprizojmë në këtë edicion, duhet me çdo kusht të fitojmë këtë ndeshje. Për repartin e mbrojtes kjo ndeshje ndaj Lihtenshtejn është më ndryshe se sa do të jetë ajo ndaj Spanjës. Për këtë arsye, realisht gjithçka duhet të nisë nga ne në këtë përballje. Duhet të jetë reparti i mbrojtjes që të enjten duhet të mbështesë dhe të furnizojë ofensivën”, u shpreh qendërmbrojtësi i kuqezinjve, Mavraj

“Nuk ka qenë asnjëherë problem. Shpresojmë vetëm në rezultatin pozitiv, por sa i përket repartit të mbrojtjes nuk mendoj se ka patur ndonjëherë problem, as kur ka luajtur Cana me Gjimshitin apo Cana me Ajetin. Për mua personalisht është nder të jem pjesë e kësaj kombëtare”, deklaroi Mavraj në lidhje me partneritetin në qendrën e mbrojtjes tashmë pas lamtumirës së Lorik Canës.

Ndërkohë, Mavraj ka pranuar edhe një focus të veçantë të kuqezinjve gjatë përgatitjeve të sfidës me Lihtenshtejn. “Shumë skuadra e zgjidhin ndeshjen nëpërmjet goditjeve standarde, në këtë mënyrë pse të mos e bëjmë edhe ne, të përmirësohemi në këtë aspekt dhe pse jo të mos e zgjidhim në këtë mënyrë të lehtë ndeshjen”

Article Logic
Execution time: 0.0051310062408447