Në fillimet e ndeshjes në rastin e pësimit të golit, Mavraj dhe Berisha ishin dy futbollistët që u kritikuan më shumë, por që të dy me vazhdimin e lojës, na treguan se ishin të pakalueshëm. Mbrojtësi 30 vjeçar, pas përfundimit të ndeshjes ndihet krenar për lojën e zhvilluar nga skuadra dhe për tifozët e mrekullueshëm në shkallët e stadiumit në Lens. Ai gjithashtu ka analizuar gabimet e minutave të para që kushtuan shumë.
"Sot ka qenë një festë e madhe. Ishte një ndeshje e madhe, e mbushur me gëzim nga tifozët, por fatkeqësisht nuk arritëm ti shpërblenim ata. I tillë është futbolli, nuk ka ndeshjë në të cilën dikush nuk gabon. Nuk dua të flas për gabimet, por për paraqitjen tonë. Nuk di a ka shumë skuadra që pas atyre gjërave që ndodhen në fushë, të reagojnë si ne. Kemi pasur shumë mundësi shënimi, të cilat nuk i shfrytëzuam, dhe e befasuam kombin tonë me këtë lojë. Golat e pësuar? Edhe Franca gaboi dje. Kjo ndeshje na bën shumë optimistë për sfidat e ardhshme. Një falenderim i veçantë shkon për tifozët që janë të mrekullueshëm. Dua t’i bëj një thirrje gazetarëve që të mos ngulmojnë të gjejnë fajtorë, pasi edhe ne jemi njerëz të thjeshtë.