Një besimtar si Mërgimi do ta kishte zili komuniteti. Nga vendi ku gjendet në grumbullim me kombëtaren shqiptare, në Bergamo të Italisë, Mërgim Mavraj, në këtë ditë të parë të muajit të Ramazanit, ka një mesazh të fortë për të gjithë besimtarët, po në veçanti për nënën e tij.
“Prej se largu, mezi pres me mall me u taku me ty, oh nana ime, të zgjohem së bashku me ty për të ngrënë iftarin edhe syfyrin. Qofshin të bekuara duart e nënave Shqiptare që gatuajnë për familjet e tyre në këtë muaj të bekuar dhe ku sakrifica është kënaqësi”, shkruan Mërgim Mavraj.
Lojtari i kombëtares shqiptare është një besimtar i devotshëm. Ai pak ditë më parë është bërë sërish subjekt i mediave, ndërsa ishte i vetmi që nuk pranoi të vishte bluzën e kombëtares me birrën Peja në reklamë. Dhe prodhuesit e birrës Peja i bënë një surprizë: “Vetëm për ty Mërgim” ishte reklama duke prodhuar birrë “Peja” pa alkol. newsbomb.al