Ekipi turk i Trabonsporit ka shfaqur interes për mbrojtësin e kombëtares Mërgim Mavraj.
29-vjeçari është ndjekur nga afër nga menaxherë të skuadrave gjermane, angleze, italiane, belge, ukrainase, por edhe ato turke, gjatë ndeshjes me Austrinë.
Mediat turke theksojnë faktin që Mavraj është një lojtar që mund të luajë me lehtësi me këmbën e majtë, cilësi që mungon në përgjithësi te mbrojtësit e kampionatit turk.
Duket se gabimi që bëri mbrojtësi në golin e dytë nuk ka ndikuar aspak në vlerësimin mbi të.
Mavraj është aktivizuar në vetëm 12 ndeshje me Kolnin gjatë këtij sezoni, 4 prej të cilave me skuadrën e dytë, pasi ka vuajtur një dëmtim të rëndë që e mbajti larg fushave gjatë pjesës së parë të sezonit.
Kontrata e kosovarit me klubin gjerman përfundon në fund të vitit 2017, por në rast të një ofertë lojtari mund të largohet.