INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mërgim Mavraj: Ndeshja me Francën do të jetë vendimtare

Mërgim Mavraj: Ndeshja me Francën do të jetë vendimtare

Publikuar më: 17:41 12-06-2016

Shqipëria po zhvillon një seancë stërvitore në Francë, ndërkohë para saj, ndër më të mirët në ndeshjen e djeshme, Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj dhanë një konferencë për shtyp. Qendërmbrojtësi i kombëtares, ka folur për mungesën e Lorik Canës e cila sipas tij është e rëndësishme por jo e pazëvendësushme.

Mërgim Mavraj ka premtuar angazhim maksimal për ndeshjen e dytë të grupit ndaj Francës, duke thënë se do të dëshmojmë që forca e skuadrës është grupi dhe mungesa e Canës nuk do të ndihet.

“Cana është kapiteni ynë, lojtar shumë i rëndësishëm. Por forca jonë është grupi dhe ne do të japim maksimumin që mungesa e Canës të mos ndihet. Ne e treguam edhe me Zvicrën që mund t’ia dalim”, u shpreh Mavraj.

I pyetur se kë preferon në krah, tashmë që Cana është i pezulluar dhe nuk do të luajë ndaj Francës, Mavraj është përgjigjur se për një gjë të tillë duhet të pyetete De Biasi, pasi as ai vetë nuk e di nëse do të luajë.

“Formacioni nuk zgjidhet në bazë të dëshirave të miaa, nuk ka rëndësi nëse do të luajë ajeti apo Kukeli, për këtë gjë vendos de Biasi. Madje, unë nuk e di nëse do luaj vetë, pasi kemi shumë alternativa”, tha ai.

Shqipëria ishte skuadra e vetme që nuk u mposht në dy miqësoret me Francën në kualifikueset e këtij Europiani, por Mavraj thotë se situata tashmë është krejt tjetër dhe ato ndeshje nuk duhet të merren për bazë.

“Miqësoret nuk vlejnë. Kjo do të jetë një ndeshje tjetër. Edhe skuadra e tyre ka ndryshuar, por mund të themi që i njohim”, u shpreh Mavraj, cili foli edhe për shanset e Shqipërisë në ndeshjen e së mërkurës.

“Ne do të mundohemi t’i krijojmë vështirësi skuadrës franceze në vendin e tyre. Për ne kjo do të jetë ndeshje vendimtare, pasi një rezultat pozitiv na mban në lojë”, tha ai.

Për t’ju rikthyer sfidës me Zvicrën, që tanët e humbën me rezultat 1-0, Mavraj tha se të gjithë kishin emocione, ndërsa gabime të tilla, si në rastin e pësimit të golit, iu ndodhin të gjitha skuadrave.

“Na ka ndodhur edhe në raste të tjera, kemi humbur edhe ndeshje në të kaluarën, por jemi rikthyer edhe më të fortë”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379