Mërgim Mavraj ka dhënë një prononcim pas humbjes kundër Italisë për mikrofonin e TVSH-së. Ai u shpreh fillimisht se në ndeshjet e kaluara të eleminatorëvë kanë treguar moral të mirë dhe kanë qenë ekip kompakt
Çfarë skuadre gjetët pasi erdhët nga pezullimi?
Me Spanjën ishte e vështirë të ishim kompakt, ndërsa sot ishim të guximshëm. I krijuam shumë vështirësi Italisë.
Ju duhej 5% fat?
Nuk është vetëm fati. Duhet të luftosh edhe më shumë për të bërë gol. Por ne e dimë që kur hapesh më shumë, rrezikon dhe I krijon hapësira italianëve.
Jeni 55%-45% për italianët. Cili është ndryshimi I Panucit me De Biazin?
Mënyra e lojës dallon komplet, është ndryshe nga De Biazi. Por gabojmë nëse cdo ndeshje e krahasojmë me tjetrën. Të luash në Itali, është ndryshe nga ajo në shtëpinë tonë. Sot ishte një mundësi shumë e madhe për të marrë pikë. Ne duhet të mësohemi pak. Me Maqedoninë nuk ishim aq guximtarë sa çkishte dëshirë trajneri.
Renditja në vend të tretë. është rritur kombëtarja, deri ku mund të shkojmë…
Pas ndeshjes me Maqedoninë më pyetën: pse jemi duke rënë. Dy javë më vonë më pyesnin: pse Shqipëria po përmirësohet. Gjërat po ndryshojnë shumë shpejt. Mënyra e lojës po ndryshon. Kjo mënyrë loje është më e bukur për tifozët, por nuk do të thotë se vijnë automatikisht edhe rezultatet.