Pas kritikave të shumta në lidhje me refuzimin e fanellës që i bënte reklamë një birre, ka reaguar vetë Mërgim Mavraj.
Kosovari ka postuar një foto në “Instagram”, duke lënë një përshkrim si më poshtë.
“Besimtarët e vërtetë, kur i ofendojnë të paudhët, ju përgjigjen me “selam” paqja e Zotit qoftë mbi ju”, shkroi Mavraj.
Fotoja ka marrë shumë pëlqime nga tifozët e tij.