INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkato e Interit, pritet të ndezë motorët në fundjavë

Merkato e Interit, pritet të ndezë motorët në fundjavë

Publikuar më: 08:36 28-07-2017

Ndonëse shumë tifozë janë skeptikë për merkaton zikaltër, dy afrimet e deritanishme kanë bindur në këto takime miqësore, veçanërisht ndaj atij me Bayernin, të enjten.

Borja Valero dhe Milan Skriniar kanë treguar një nivel të lartë loje dhe duket se do të jenë dy titullarë fiks, në formacionin e Spallettit.

Gjithsesi, trajneri i ri i zikaltërve ka krijuar tanimë një ide të qartë për merkaton në hyrje dhe në dalje dhe pret që gjatë muajit gusht, t'i plotësohen dëshirat.

Walter Sabatini ka mbërritur në Milano më herët se ekipi dhe menjëherë ka nisur punën për të kënaqur trajnerin Spalletti dhe tifozët zikaltër.

Sipas mediave italiane, ai ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Vecino, i cili pritet të zyrtarizohet në fundjavë.

Gjithashtu, zikaltrit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për afrimin e dy futbollistëve nga kampionati francez, mbrojtësi i krahut Dalbert nga Nica dhe sulmuesi 19 vjeçar i Caen, Yann Karamoh.

Këto ditë pritetqë Sabatini të takojë edhe drejtuesit e Lazios, për të bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin Keita Balde, i cili kërkohet edhe nga Juventus.

Article Logic
Execution time: 0.0017480850219727