INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Merkato Europiane dhe lëvizjet më të bujshme deri më tani [VIDEO]

Publikuar më: 15:38 31-01-2017

Moussa Dembele mund të bëhet lojtari i ri i Chelsea. Klubi londinez do të tentojë që në ditën e fundit të merkatos së dimrit të bëjë të tijin një nga talentet më të mëdha të Europës. 20-vjeçari Dembele luan në Skoci për Celtic dhe ka shënuar 9 gola në 21 ndeshje të kampionatit skocez dhe për të, kryesuesit e kampionatit anglez mendohet se do të paguajnë 35 milionë euro.

Dimitri Payet zyrtarisht është futbollisti më i ri te skuadra franceze e Olimpikut të Marsejës. Ylli francez me skuadrën nga “Velodrom” ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, kurse ish ekipi i tij, Uest Hami, nga ky  transferim ka përfituar plot 30 milion euro. Nga ana tjetër mediat britanike bëjnë të ditur se zyrtarët e Uest Ham janë tejet të zhgënyer me mesfushorin francez, duke e quajtur atë si të pa respekt ndaj klubit anglez dhe ndaj tifozëve të ekipit.

Elseid Hysaj është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës dhe sigurisht që edhe ofertat nuk mund të mungojnë për një lojtar me një të ardhme kaq premtuese. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, përfaqësuesi i Hysaj, Mario Xhiufredi, ka deklaruar se lojtari shqiptar ka marrë oferta nga disa nga klubet më të mëdha për  të Evropës, por gjithçka mbetet të vendoset në fund të sezonit.Gjithashtu italiani është shprehur se për Hysajn kanë shfaqur interes edhe skuadrat  angleze të Chelseat dhe Arsenalit.

Article Logic
Execution time: 0.0034182071685791