INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel-Hollande: Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje në nivel europian

Merkel-Hollande: Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje në nivel europian

Publikuar më: 11:46 08-02-2016

Kriza e klandestinëve ka nevojë për një zgjidhje në nivel europian. Kështu kanë deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Fransua Hollande gjatë një takimi në Strasburg, ku diskutuan krizën me të cilën po përballet bashkimi europian dhe axhedën e samitit të ardhshëm, i cili mbahet më 18 dhe 19 shkurt.

Dy liderat patën një takim privat në prefekturën e Strasburgut para se të darkonin edhe me kreun e parlamentit Martin Shulz në një restorant në zonë. Merkel ndodhet në një presion të madh për të frenuar fluksin, teksa politika e saj e dyerve të hapura ka cuar në rënien e popullaritetit në nivelin më të ulët në qeverisjen e saj.

Megjithatë kjo situatë ka tensionuar edhe marëdhëniet mes shteteve anëtare të Bashkimit Europian ka testuar vendosmërinë e tyre për të mbrojtur marrëveshjen e Shengenit. Sipas një burimi të presidencës franceze, Hollande dhe Merkel kanë rënë dakord se plani veprimit i përcaktuar nga Bashkimi Europian është një prioritet teksa kanë shprehur një shqetësim të madh për situatën në Siri.

Plani përfshin ndihmën për Greqinë, në mënyrë që ajo të kontollojë kufijtë e saj, të përforcojë infrastrukturën për regjistrimin e refugjatëve dhe për të luftuar kontrabandën, dhe gjithashtu të përshpjetojë procedurat e dëbimit të emigratëve të paligjshëm. Ndërkohë pegida, lëvizja anti-Islamizimit, ka organizuar protesta në disa qytete anembanë Evropës të shtunën, përfshirë edhe protestën me 8 mijë të pranishëm në Drezden të Gjermanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0025901794433594