INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel kundër Trump, i bashkohet Macron për të krijuar ushtri europiane

Merkel kundër Trump, i bashkohet Macron për të krijuar ushtri europiane

Publikuar më: 15:27 14-11-2018

Me shumë interes është pritur fjalimi i kancelares gjermane, Angela Merkel për të ardhmen e Europës në Strasburg.

Një gjysmë vit para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pritej se çfarë vizioni do të paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për bashkësinë europiane.

Pas presidentit francez, Emmanuel Macron që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, duke korrur kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg.

Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane. Në Parlamentin Europian në Strasburg, ajo e mbështeti idenë e presidentit francez. “Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane.”

Kancelarja Merkel në fjalimin e saj preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945