INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel lë duarbosh Ramën, vendos parakushte për hapjen e negociatave

Merkel lë duarbosh Ramën, vendos parakushte për hapjen e negociatave

Publikuar më: 16:46 25-04-2018

Rama duarbosh nga Angela Merkel. Kancelarja Gjermane thotë se sot nuk ka një përgjigje nëse vendi i saj do të votojë pro apo kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kancelarja gjermane vlerësoi ecurinë e Shqipërisë por deklaroi se Shqipëria do të monitorohet deri në qershor për zbatimin e reformave të kërkuara nga Brukseli

“Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për reforma të mëtejshme për pranimin në BE. Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm. Ka një numër parakushtesh për fillimin e negociatave për anëtarësim” u shpreh Merkel.

Në krah të kancelares Merkel kryeministri shqiptar tha se Shqipëria e meriton të hapë negociatat, ndërsa këshillon që të mos humbin shumë kohë në këtë drejtim.

Ndërkohë Kryeministri Rama është shfaqur optimist në një intervistë për DW  dhe kishte një kërkesë direkte për vendet e BE.

‘Ne kemi marrë këtë rekomandim të qartë dhe pa kushte çka nënkupton se detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë fazë. Tashmë është vendimmarrje bazuar në gjykimin politik dhe kur bëhet fjalë për gjykim politik ka gjithmonë luftë sepse ka këndvështrime të ndryshme. Por ajo që do të doja që Shqipëria mos bëhej peng i asnjë dinamike të brendshme politike dhe mos përdoret nga forcat politike apo nga individët si një lloj kokë turku për të avancuar agjendat që nuk kanë të bëjnë me atë çfarë ne kemi bërë me detyrat e shtëpisë”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0018730163574219