INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel marrëveshje me Martin Schulz, rikthehet koalicioni i madh

Merkel marrëveshje me Martin Schulz, rikthehet koalicioni i madh

Publikuar më: 11:19 12-01-2018

Në Gjermani partia Cdu e Angela Merkel dhe partia Spd e Martin Schulz duket se kanë vendosur të bëjnë marrëveshje për formimin e një koalicioni të quajtur “Grosse Koalition” me interesave të gjera.

Taksat dhe emigrantët janë dy pikat kritike për të cilat dy forcat politike kanë krijuar një program 3 muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve në Gjermani.

Me realizimin e kësaj marrëveshje, Angela Merkel do të krijojë një qeveri të re të drejtuar nga partia e saj Cdu në koalicion me socialdemokratët e Spd-së.

Janë dashur 21 orë diskutime që të konkludoheshin më një marrëveshje mes Merkel dhe Schulz, marrëveshje kjo e bazuar në një program prej 30 faqesh i cili do të bëhet publik në ditët në vijim.

Sidoqoftë marrëveshja ende nuk është definitivisht e kopsitur pasi mungon miratimi i Asamblesë së partisë socialdemokrate Spd për vendimin që ka marë Martin Schulz.

Ish-presidentit të Parlamentit Europian nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bind delegatët e partisë për të bërë një koalicion me kryeministren Merkel, opsion ky i cili nuk shikohet me sy aq pozitiv nga disa pjesë përbërëse të partisë socialdemokrate.

Pritet të zbulohet se si do të funksionoj koalicioni bashkëqeverisës ndërmjet partive Cdu, Csu dhe Spd.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104