INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel nis të dridhet papritur, mjeku shpjegon se çfarë ndodh me kancelaren [VIDEO]

Merkel nis të dridhet papritur, mjeku shpjegon se çfarë ndodh me kancelaren [VIDEO]

Publikuar më: 09:53 19-06-2019

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shfaqi probleme shëndetësore dje gjatë ceremonisë së pritjes zyrtare të presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky në Berlin. Në lidhje me këtë problem të kancelares kanë reaguar edhe mjekët.

Jakob Berger, mjek i përgjithshëm dhe kryetar i distriktit të Shoqatës së Doktorëve bavarezë dha detaje në lidhje me shëndetin e kancelares.

“Nuk ka asgjë serioze dhe s’rezulton me asnjë sëmundje serioze. Një dehidratim, mungesa e ujit. Në Berlin tani është shumë nxehtë tani dhe një grua si Angela Merkel me siguri se ka një stil jetese mjaft stresues.

Pra, kjo nxit një humbje të elektrolitës në trup. Dhe kjo nga ana tjetër mund të çojë në shtrëngime dhe dridhje të pakontrolluara”, tregoi mjeku.

Vlen të theksohet se kancelarja, e cila në korrik mbush 65 vjet, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779