INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel: Nuk jam dakord me Trump

Merkel: Nuk jam dakord me Trump

Publikuar më: 15:51 21-09-2017

Në një deklaratë të bërë për mediat gjermane Merkel nuk mendon se shfarosja e Koresë së Veriut është një zgjidhje,  që një shtet inteligjent si Amerika, duhet ta bëjë.

Nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Donald Trump deklaroi se do ta shkatërrojë krejtësisht vendin komunist nëse kërcënon Amerikën apo aleatët e saj. Merkel, e cila pritet të fitojë këtë të diel një mandat të katërt në krye të ekzekutivit gjerman, mendon se shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka gabim. 

“Unë jam kundër kërcënimeve të tilla. Ne e konsiderojmë çdo lloj zgjidhjeje ushtarake si totalisht të papërshtatshme dhe këmbëngulim tek përpjekjet diplomatike. Për mendimin tim, në këtë kuadër edhe sanksionet dhe vënia në jetë e tyre janë përgjigjja e duhur. Por, gjithçka tjetër në lidhje me Korenë e Veriut e konsideroj të gabuar”, tha Merkel.

Kjo ishte deklarata e Merkel ajo mendo se zgjidhja me pefekte është dialogu i të dyja palëve dhe se duhet t’i japin fund këtyre mosmarrëveshjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0027527809143066