INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mërkuri del nga prapavija, zbuloni ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Mërkuri del nga prapavija, zbuloni ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 21:30 20-11-2019

Horoskopi i mërkurës së 20 nëntorit 2019 shenjohet nga Mërkuri i cili del nga prapavija dhe është i drejptërdrejtë duke sjellë zhbllokime dhe duke rifilluar disa projekte, ide dhe mendime. Duke rifilluar udhëtimin e tij, planeti Mërkur mund të rindezë të gjitha ato gjëra që ndoshta kishin mbetur pezull, duke përshpejtuar zgjidhjet, maturimin dhe përgjigjet që prisnit së bashku me energjinë e madhe që Marsi nga 19 nëntori sjell në Akrep.

Efektet e kthimit të Mërkurit në pozicion të drejtpërdrejtë shenjë për shenjë

Dashi: Përse nuk përpiqeni t'i riktheheni një ideje ose projekti për ta zhvilluar së bashku me personin që doni ose me një person të cilit i besoni? Është koha të kalëroni drejt fatit tuaj dhe të ushqeni veten me një siguri të shkëlqyer.

Demi: Ju dhe partneri juaj po kuptoheni shumë mirë sepse fjalët tuaja do të qartësohen dhe do të jenë të afta t'ju përcjellin ndjenjën e të kuptuarit dhe të dëgjuarit. Rifillojeni dialogun duke i ndërlidhur të gjitha rastet.

Binjakët: Jeni më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të vendosur (qartësia e mendjes mund të bëjë ndryshimin), për këtë do të gjeni mirëkuptim me shtëpisë, sidomos me pjesën e shtëpisë dhe njerëzit e familjes.

Gaforrja: Mërkuri bashkohet me Marsin në realizimin e detyrës fantastike për ta bërë shumë të këndshme të tashmen tuaj, duke ju bërë të jetoni gjëra dhe situata që do t'ju bindin se sa me fat dhe të veçantë jeni në realitete të caktuara.

Luani: Do të rigjallërohen idetë, veprimet, situatat praktike, ekonomike dhe materiale. Jeni të qartë dhe të vendosur, aq sa asgjë dhe askush nuk mund t'ju pengojë ose ngadalësoj aksionin tuaj, dëshirën tuaj për të rikthyer çdo gë në vendin e vet.

Virgjëresha: Për shenjën tuaj gjithçka duhet të fillojë domosdoshmërisht nga mendimi, nga një mendje përfundimisht obliguese dhe imponuese. Kështu, nëse Mërkuri ju flet për die dhe bashkëveprim që mund të funksionojë, ju buzëqeshini të tashmes dhe shiheni si një dhuratë.

Peshorja: Gjithçka rrotullohet rreth prakticitetit, angazhimeve të forta dhe detyrave që janë pak banale, por që duhen bërë. Shkurt, do të bëni paqe me përditshmërinë duke u kujdesur për gjërat e vogla. Me shumë butësi.

Akrepi: Mërkuri ju ndez dëshirën dhe aftësinë tuaj për të folur, për të thënë dhe për të shprehur veten, sidomos në vendin e punës, me personat që dinë të impenjohen. Dhe me Marsin gjithçka do të bëhet më e lehtë.

Shigjetari: Dashuria dhe profesioni do të zhbllokohen nga pengesat dhe do të përmirësohen, edhe pse nuk po e vini re ende. Nuk do të mungojnë sqarimet dhe konfrontimet me dikë që ju intereson dhe raportet do të bëhen shpejt më të mira.

Bricjapi: Do t'u jepni më shumë hapësirë ëndrrave dhe imagjinatës, por jo me gjithçka do të jeni dakord. Do t'u jepni edhe pak më shumë hapësirë miqve, një zgjedhje e shkëlqyer për dëshirat e fundvitit.

Ujori: Gjithçka do të bëhet më e lehtë, më e këndshme, më inteligjente. Mërkuri nuk është më një barrë, por bëhet një mundësi për t'u ndier mirë, për të buzëqeshur dhe për të bashkëpunuar me personat e duhur. Fjalët dhe projektet do të qartësohen.

Peshqit: Ndiheni më të sigurt se doni të ndani diçka me dikë që tani mund t'i besoni. Do të hapni mendjen dhe zemrën tani (dhe jo më parë) dhe ai person do t'ju tregojë se e meriton vëmendjen tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0041649341583252