INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mërkuri futet në Dash! Ja 3 shenjat e HOROSKOPIT më me FAT pas kësaj lëvizjeje!

Mërkuri futet në Dash! Ja 3 shenjat e HOROSKOPIT më me FAT pas kësaj lëvizjeje!

Publikuar më: 10:45 19-04-2019

Merkuri është planeti sundues i Virgjëreshës ka dalë mbrëmjen e djeshme nga Peshqit e përhumbur dhe është futur në shenjën e Dashit guximtar. Do të jenë: Dashi, Luani dhe Shigjetari shenjat që do të përfitojnë më shumë nga ky tranzicion i planetëve! Për ta do të jetë një fillim i ri. Por pa marrë parasysh shenjën tuaj, kjo zhvendosje e madhe do të shoqërohet me jo pak ndryshime ! Do të ndiheni energjikë aq sa nuk e fikni zilen e mëngjesit më shumë se 10 herë para se të çoheni nga krevati.

Duket qenë se Dashi është i sunduar nga Marsi, planeti i veprimit, do e keni më të lehtë të merrni vendime, të lëvizni gjërat që deri më tani u është dukur e pamundur. Do të keni vetëbesim të lartë dhe lidhjet romantike premtojnë shumë. Por KINI KUJDES: Merkuri në Dash siguron një lidhje të drejtpërdrejtë të trurit tuaj me gojën pa kurrëfarë filtri. Nuk do të jeni aspak të sjellshëm dhe taktika nuk do të jetë arma juaj më e fortë.

Nëse keni qenë në një periudhë të rëndë mendore, Mërkuri në Dash është rregullimi perfekt. Shenja e parë e zodiakut është shenja e gjallë e fillimeve të reja kështu Merkuri në këtë shenjë premton të rrisë qëndrimin tuaj dhe t’ju japë një perspektivë më optimiste. Ti e di atë që dëshiron, dhe nuk ke frikë të thuash ose të bësh çfarëdo që të nevojitet për të marrë atë me Mërkurin në Dash.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818