INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mërkuri u vendos në Virgjëreshë dhe bëhuni gati për ndryshime DRASTIKE! Ja ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Mërkuri u vendos në Virgjëreshë dhe bëhuni gati për ndryshime DRASTIKE! Ja ç’do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 13:50 30-08-2019

Duke filluar nga dita e sotme, Mërkuri do t’ju bëjë një dhuratë të vyer të gjitha shenjave duke u vendosur përkohësisht në shenjën e Virgjëreshës. Ky kalim nuk do të kalojë pa u vënë re pasi do të furnizojë me energji të reja, të cilat do të ndikojnë dukshëm në planet e reja të shtatorit për gjithë zodiakun.

Dashi: Ky është momenti i duhur që t’i tregoni vetes dhe të tjerëve se jeni të fortë, dhe mund të rimëkëmbeni pas çdo rrëzimi. Dhe siç thotë populli, fjalët e tepërta janë fukarallëk, kështu që përqendrohuni tek veprat dhe hapat seriozë.

Demi: Demi sapo ka nisur një kapitull të ri në jetë e tij, ndaj duhet të përkushtohet maksimalisht tek e ardhmja. Ruani qetësinë dhe përpiquni të merreni fillimisht me gjërat praktike, e më pas ato shpirtërore.

Binjakët: Edhe pse Mërkuri është vendosur në shenjën e Virgjëreshës, Binjakët janë të parët që do të përfitojnë prej tij, sidomos në lidhje me një investim të ri imobiliar. Ky është çasti i volitshëm për të ndjerë ngrohtësinë e familjes.

Gaforrja: Gaforret gjithashtu do të gjejnë brenda vetes një burim të ri force për të ndryshuar shumë gjëra në jetën e tyre. Do të zbuloni një dimension të ri të komunikimit në shoqëri çka do t’ju ndihmojë të jeni në qendër të vëmendjes.

Luani: Më në fund Luani do të ketë mundësinë të shijoni disa ditë pushimi pasi muajt e fundit kanë qenë vërtetë shumë të ngarkuar. Ndiheni të fortë dhe të gatshëm për t’u përballur me çdo sfidë.
Virgjëresha: Virgjëreshat do të rrezatojnë këto kohë nga gëzimi dhe lumturia. Një lidhje afatgjatë mund të kurorëzohet në diçka të bukur, e cila do t’ju ndryshojë jetën një herë e përgjithmonë.

Peshorja: Peshoret duhet të kujtojnë se nuk mund te kenë kontroll mbi gjithçka e gjithkënd, se ndonjëherë të papriturat janë ato që i japin të tjera emocione të përditshme. Kjo është ajo që u nevojitet Peshoreve, emocione të reja përtej rregullave të zakonshme.

Akrepi: Akrepit kanë një motiv për t’u gëzuar, më në fund Mërkuri nuk do të jetë armiku juaj. Keni nevojë hapeni me dikë dhe t'i tregoni çdo gjë që po ndodh në jetën tuaj. Do t'ju ndihmonte të shpëtonit nga një barrë e rëndë.

Shigjetari: Për Shigjetarin ka nisur një periudhë sfidash e sprovash të njëpasnjëshme, të cilat zor se mund t'i kaloni. Ndoshta duhet të kërkoni ndihmën e dikujt tjetër më të matur.

Bricjapi: Bricjapi do të jetë në mbrojtjen e trekëndëshit Mërkur - Diell - Venus, ndaj nuk është aspak habi që të kalojë në delir nga ky shpërthim energjish dhe emocionesh. Jetojini gjërat si të ishte hera e fundit.

Ujori: Ujori do të bëjë hapa të rëndësishëm për të dalë nga monotonia ku fshihet prej kohësh. Mos kini frikë nga ndryshimet, por mësoni si të bashkëjetoni me to.

Peshqit: Peshqit gjithashtu do të përballen me shumë sfida sidomos në lidhjen në çift, e për fat të keq nuk do të mund ta kaloni. Ju duhet të pranoni të vërtetën./Living.al

Article Logic
Execution time: 0.0025768280029297