Një autobusë me pasagjer i linjës Fier-Përmet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër mëngjesin e sotëm.
Informacionet paraprake të policisë së Fierit bëjnë të ditur se rreth orës 09.05 autobusi AA 502 BE, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas të Mallakastrës ka marrë flakë në ecje e sipër.
Flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër, si pasojë e një defekti teknik.