Një autobusë i Kosovës ka marrë flakë në lëvizje e sipër ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në autostradën e Milotit.
Njoftimi i Policisë
Burime zyrtare raportojnë se ngjarja ndodhi në Fushë-Milot, ndërsa konfirmohet se nga flakët nuk ka të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.