Në stërvitjen e Real Madridi-t ka ndodhur një episod i patolerueshëm, i cili është filmuar nga gazetarët e ndodhur aty pranë. Në këtë konflikt është përfshirë kapiteni Sergio Ramos dhe lojtari i ri Reguilo.
Tek po bënin stërvitjen e tyre me topa në ajër ose e quajtur ndryshe hendboll, Reguilo ndërhyn për t’i marrë topin kapitenit dhe i prek hundën me shpatullën e tij, duke e lënduar.
Sergio Ramos më pas ka bërë veprimin e papritur duke e goditur dy herë me top, gjë që i ka lënë të habitur shokët e tij e të skuadrës, për gjestin brutal.
Real Madrid po kalon goxha presion tashmë që ka humbur në 4 ndeshjet e para dhe kjo atmosferë mesa duket po ndikon dhe në stërvitje.
While playing handball during training today, an over-excited Reguilon caught Sergio Ramos' nose with a flying shoulder. Not the behaviour you would expect to see from your captain and least of all towards a youngster pic.twitter.com/E8gE28AEwy
— Mootaz Chehade (@MHChehade) October 22, 2018