INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund “armiqësia” SHBA-Rusi? Putin uron Trump për fitoren

Merr fund “armiqësia” SHBA-Rusi? Putin uron Trump për fitoren

Publikuar më: 19:48 09-11-2016

E ndërkohë që në Kaliforni të SHBA-së kanë filluar protestat e para kundër Trump, dhe shumë njerëz janë shprehur të pakënaqur nga rezultati, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Vladimir Putin.

Si mendoni se do të jenë marrëdhëniet ruso-amerikane gjatë katër viteve të ardshme? Një përgjigje na e jep Putin.

“Trump ka folur për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë. E kuptojmë që rruga do të jetë e vështirë, duke marrë parasysh gjendjen degraduese të marrëdhënieve SHBA-Rusi”, u shpreh Putin në një fjalim të mbajtur në Moskë. Ai përgëzoi  Trump për fitoren dhe që është zotuar për rivendosjen e marrëdhënieve të mira me armikun e Luftës së Fohtë.

“Ashtu siç e kam thënë vazhdimisht, nuk është faji ynë që marrëdhëniet Rusi-SHBA janë në këtë gjendje. Rusia është gati dhe dëshiron që të rivendosë marrëdhënie të plota me SHBA-të. Përsëris, e kuptoj që do të jetë e vështirë, por ne jemi gati për të luajtur rolin tonë në këtë proces.”

Gjatë fushatës Rusia ka qenë mjaft e pranishme në debatin politik, ku Trump e ka vlerësuar Putinin si lider të madh, kurse zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Moskën për publikimin e mesazheve të Demokratëve gjatë fushatës që minoi kandidaturën e Clinton.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928