Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar paraditen e sotme nga Policia e Kosovës për trafikim armësh. Morina e cila ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli është arrestuar në lokalin e saj në Prishtinë.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin e këngëtares, pasi kishin urdhër.
Kujtojmë se Morina e nisi përballjen me drejtësinë para 10 muajsh, kur , u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete.
Ndërkohë, Prive ka publikuar pamje nga arrestimi i saj.