Dy aktorët e njohur të humorit, pas largimit nga “Portokallia”, janë përfolur për një projekt të ri që do të nisë së shpejti në një ekran të ri. Erion Isai dhe Bes Kallaku nuk u kanë shpëtuar aludimeve të ditëve të fundit për lëvizjet e ekraneve dhe emrave të njohur.
Fillimisht, dyshja u përfol për një program në ekranin e Tv Klan, por më pas spekulime të tjera i “transferuan” aktorët drejt ekranit të Top Channel. Mirëpo tashmë bie poshtë çdo dyshim dhe këtë na e tregoi Bes Kallaku me foton e tij të postuar në INSTAGRAM. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet me Erion Isain, të larguarin tjetër nga Portokalli, Olsi Bylyku, moderatorin Ardit Gjebrea dhe Aleksandër Frangaj, pronarin e TV Klan.
Pra, kjo foto do të thotë që Besi, Erioni dhe Kimikati do të jenë pjesë e TV Klan në sezonin e ri, por detajet pritet t’i mësojmë ditët në vijim.