Dy vitet e fundit mijëra qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet perëndimore. Por "ëndrra" e 30 shqiptarëve ka marrë fund këtë të premte, të cilët janë rikthyer në vendin tonë pas refuzim të kërkesës në Hollandë. Një avion nga Holanda mbërriti në Rinas duke sjellë 30 shqiptarë, të cilët janë rikthyer në atdhe.
Mësohet se në mes shqiptarëve të kthyer janë edhe dy femra dhe një minoren. Sipas burimeve, pjesa më e madhe e tyre janë klandestinë në Holandë, ndërsa një pjesë kanë kërkuar azil në këtë shtet.