Disa bashkohen, të tjerë ndahen.
Edhe pse dukeshin një çift mjaft i lumtur, lidhja intensive mes këngëtarit dhe të dashurës së tij modele, ka marrë fund. Erik Lloshi shpesh postonte në Instagram foto me vajzën e quajtur Jola Progri dhe dukeshin shumë të dashuruar. Por teksa rastësissht hedh një sy nëpër profilet e tyre respektive, sheh që fotot që dëshmonin lidhjen e tyre janë zhdukur. Këngëtari dhe modelja kanë fshirë postimet ku kanë dalë bashkë. Ende nuk e dimë se cila ka qenë arsyeja që i ka çuar drejt këtij vendimi.