INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund martesa 12 vjeçare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, aktorja kërkon divorcin  [FOTO]

Merr fund martesa 12 vjeçare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, aktorja kërkon divorcin [FOTO]

Publikuar më: 16:12 20-09-2016

Ato që deri dje ishin fjalë, sot u bënë fakt.

Çifti i njohur i showbizit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë fund martesës së tyre 12 vjeçare. Sipas burimeve të TMZ,  Jolie i ka kërkuar divorcin Brad Pitt-it, madje ky divorc ka shkaktuar edhe konflikt mes tyre për fëmijët.

Kjo sepse aktorja nuk do  që ish bashkëshorti të ketë kudjestarinë e 6 fëmijëve ndaj  ka kërkuar ta ketë ajo vetë kudjestarinë e tyre.  Ndërsa Pitt  mund t’i vizitojë ata sa herë të dëshirojë.

Ndërkohë që të gjithë po prisnin që shkak i ndarjes të ishte një person i tretë, burime prtanë çifit tregojnë se Angelina e mori vendimin për të firmosur dokumentat e divorcit pasi nuk ishte e kënaqur me mënyrën se si Brad kujdesej për fëmijët, ajo ishte mërzitur me metodat e tij.

Si datë e ndarjes së çiftit është  dokumentuar 15 shtatori 2016.

Ata u martuan në gusht  të vitit 2014. Hera e fundit që janë  parë bashkë  ishte muaji korrik, kur  morën binjakët , Knox dhe Vivienne , për një mëngjes në West Hollywood.

Ky do të jetë divorci i tretë për Mrs. Smith e cila ishte martuar më parë me aktorin Johnny Lee Miller dhe më pas me Billy Bob Thornton.

Ndërsa për Mr. Smith ky do ëshë divorci i dytë pas ndarjes me gruan e parë, Jennifer Aniston. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936