Historia e dashurisë 17 vjeçare e këngëtares Jonida Maliqi dhe bashkëshortit të saj Gent Prizreni, ka marrë fund.
Divorci mes tyre po përflitej prej kohësh por tashmë zgjidhja e martesës është bërë zyrtare dhe pritet të vendoset nga gjyqtari pranë Gjykatës së Tiranës, Kastriot Gramshi.
Edhe pse Jonida gjithnjë është munduar ta ruajë jetën e saj sa më private duke nisur që nga dasma e blinduar, ky duket një vendim i menduar mirë dhe gjatë i cili përfundoi në dyert e gjykatës.
Maliqi dhe Prizreni janë prindër të një djali, Dan,të cilit i është përkushtuar gjithnjë.