INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund parajsa fiskale në Monako

Merr fund parajsa fiskale në Monako

Publikuar më: 11:56 14-07-2016

BE ka nënshkruar transparencën fiskale me Monakon në një përpjekje për të ndaluar europianët të fshehin të ardhurat e padeklaruara në Principatën e Mesdheut.

Monako është i njohur si vend i parajsave fiskale. Marrëveshja e re me BE, e nënshkruar më datë 12 korrik, hyn në fuqi në vitin 2018 dhe përfshin shpërndarjen automatike të të dhënave bankare, me vendet anëtare të BE. Vendet anëtare, si rrjedhojë do të kenë akses në të gjithë të dhënat fiskale, duke përfshirë emrat e personave, adresat e tyre, numrin e taksimit si edhe çdo informacion tjetër financiar, duke përfshirë edhe qytetarët evropianë që banojnë në këtë vend.

Komisioni Europian bëri të ditur se marrëveshja synon që të dy palët, të jenë të mirë pajisur për të zbuluar dhe për të përndjekur personat e përfshirë në shmangien e taksave, të cilët nuk do të kenë më mundësi për të fshehur të ardhurat dhe asetet në institucione financiare jashtë vendit. Sipas Komisionerit Moscovici, marrëveshja përforcon angazhimin e Monakos ndaj standardeve ndërkombëtare të transparencës së taksimit. BE ka nënshkruar marrëveshje të tilla me Zvicrën, Litentshtejnin dhe San Marinon në vitin 2015, duke shtuar edhe Andorrën në listën e marrëveshjeve në muajin shkurt.

Article Logic
Execution time: 0.0029730796813965