INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund problemi, Facebook nuk do të lejojë më lajme false

Merr fund problemi, Facebook nuk do të lejojë më lajme false

Publikuar më: 19:19 20-10-2017

Lajmet e rreme janë kthyer në një problem serioz kohët e fundit, pavarëisht se janë lajmet që klikohen më tepër sesa lajmet e mediave serioze të bazuara te faktet. Te “fake news” futen edhe thashethemet, të cilat jo rrallë herë ndodh që përpahen më shumë se lajmet e vërteta.
Një iniciativë që bën bashkë gazetarinë, botuesit dhe rrjetet sociale. Quhet Facebook Journalism Project dhe vjen në një moment historik ku bota dixhitale po kryen një revolucion të vërtetë në shpërndarjen e informacionit.
Prodhimi i lajmeve cilësore dhe ndalimi i lajmeve të rreme ka një kosto, ndaj shumë shpejt do të aplikohet shpërndarja e lajmeve në bazë të abonimeve nëpërmjet një platforme online. Projekti ka nisur tashmë me disa nga gazetat dhe revistat më me ndikim në botë si The Economist, Le Parisien, Spiegel, The Telegraph, La Repubblica, Bild, Ëashington Post, The Boston Globe, Hearst dhe The Los Angeles Times.
Duke qenë se Facebook ishte ndër të akuzuarit kryesorë për shpërndarjen e lajmeve të rreme gjatë fushatës elektorale në Shtetet e Bashkuara, tashmë ka nisur një fushatë për seleksionimin e lajmeve që shpërndahen nëpërmjet këtij rrjeti social, shkruan Tiranapost.al
Ajo ç’ka pritet të ndodhë është që çdo botues do të vendosë një sërë artikujsh falas në faqen e tij në Facebook (që aktualisht është caktuar shifra 10) dhe më pas nëpërmjet Instant Articles çdo lexues mund të kërkojë të blejë artikujt e tjerë. Nëse ai abonohet, paratë i kalojnë menjëherë botuesit që do të mbajë 100% të të ardhurave.
Marrëdhënia ndërmjet botuesit dhe lexuesit do të funksionojë në të njëjtën formë siç ndodh edhe sot në faqet e shumë tabloidëve ndërkombëtare, si The Economist, ku një numër i caktuar artikujsh është falas, ndërsa pjesa tjetër ka nevojë për pagesë

 

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768