INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund Russiagate,  fitorja e Trump: Një grusht shteti që dështoi

Merr fund Russiagate, fitorja e Trump: Një grusht shteti që dështoi

Publikuar më: 13:54 25-03-2019

Pas të paktën 2 vitesh hetim dhe dyshime se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 duke favorizuar Donald Trump, raporti përfundimtar nuk vërtetoi asgjë.

Në analizën përfundimtare të udhëhequr nga prokurori special Robert Mueller nuk u vërtetua asnjë provë për lidhje të mundshme të presidentit apo të stafit të tij me Moskën.

Një lajm ky që konsiderohet si një fitore e padiskutueshme e kreut të Shtëpisë së Bardhë ndaj të ashtuquajturës Russiagate.

Raporti në fakt nuk përfundon me faktin se Trump ka kryer një krim, por as nuk e shfajëson. Në reagimin e tij të parë Trump se tashmë është i liruar nga të gjitha akuzat. Sipas Trump, hetimi ishte një grusht shteti i paligjshëm, i cili dështoi.

“Asnjë përplasje, asnjë pengesë, një lirim i plotë dhe total nga akuzat. Të bëjmë Amerikën të madhe sërish” shkruan presidenti në Twitter.

Në dokumentin që i është dorëzuar Kongresit amerikan nga ministri i Drejtësisë William Bar shkruhet se Mueller nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të pretenduar se Tump ka penguar drejtësinë, por nuk e shfajëson atë.

Article Logic
Execution time: 0.0027999877929688