Padyshim Paul Pogba ishte emri më i nxehtë i kësaj merkatoje veriore, emër i cili do të mbahet mend gjatë, pasi bëhet blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.
Mesfushori francez është transferuar në rradhët e Manchester United, ekipi në të cilin u formua si futbollist. Konfirmimin zyrtar e dha vetë Manchester United, që në faqen zyrtare në internet ka postuar një foto ku shkruhet “POGBACK”, pra “Pogbakthehet”.
Ekipi italian Juventus, i ka dhënë leje Pogbasë që të zhvillojë sot kontrollet mjekësore në AON Training Complex, Angli dhe nëse nuk lind ndonjë problem gjatë tyre, atëherë të hënën mesfushori francez do të prezantohet si futbollisti i ri i MançesterJunajtid, që do të paguajë rreth 120 milionë euro, një rekord botëror për gjithë kohërat.