Një vajzë në Tiranë, e tërbuar nga inati u ka vënë flakën 4 makinave. Vajza i spërkati me benzinë 4 makinat dhe iu vuri flakën, 2 prej të cilave u dogjën totalisht. Makinat ishin në pronësi të 56 vjeçarit me iniciale V.P. Menjëherë pasi policia ka marrë denoncimin, zjarrfikësija ka shkuar në vendngjarje. Hetimet vazhdojnë ende për të kërkuar shkakun e vërtetë të këtij veprimi si dhe do merret dëshmia e autores së dyshuar. Paraprakisht mësohet se Mançellari ka patur një konflikt me djalin e pronarit të automjeteve. Identifikimi i Mançellarit u bë nga kamerat e sigurisë që kishin filmuar të gjithë skenën. Sipas deklaratave të policisë, ngjarja ka ndohur në orët e para të mëngjesit (rreth një orë pas mesnantës) në rrugën “Kokonozi”, ku ka marrë njoftimin për rënien e zjarrit te 4 automjetet, tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamionetë. Si pasojë e zjarrit automjeti tip “Audi” dhe mjeti “Rulotë”, janë shkatërruar plotësisht. Sipas informacioneve të fundit, ekziston edhe një version tjetër i ngjarjes, por që pritet versioni zyrtar i policisë.