Zllatan Ibrahimovic mund të “mbulohet” me ar nga një sheik nga Egjipti. Bëhet fjalë për ekipin Pyramids FC që kërkon të sjellë suedezin në kampionatin vendas.
Pronari i klubit, sipas mediave i ka bërë një ofertë mjaft të lartë. Çdo gjë tashmë është në dorën e Ibrës, i cili ka kaluar një përiudhë të mirë në MLS amerikane me Los Anxhelos Galaksy, duke shënuar 16 gola deri tani.
Lëvizja mund të kryhet në dhjetor, pasi atëherë përfundon edhe liga në Amerikë.