INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr zjarr një banesë! Nga frika zhduket vajza e shtëpisë

Merr zjarr një banesë! Nga frika zhduket vajza e shtëpisë

Publikuar më: 08:08 13-04-2017

Në banesën e G.T. ka rëne zjarr dhe për pasojë ajo është djegur plotësisht. Brenda ndodhej vetëm vajza adoleshente e shtëpisë, që nuk po gjendet nga policia. Ngjarja ndodhi në fshatin Guri i zi, të Dibrës.
Sipas deklarimeve të komshinjve në momentin që banesa ka marrë flakë vajza është parë të dalë dhe është larguar e friksuar duke u fshehur.
Prindërit e saj nuk ndodheshin në fshat, në momentin që ra zjarri. Sipas policisë zjarrfikësit me ndihmën e banorëve izoluan flakët.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin përreth zonës për gjetjen e  17 vjeçares e hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715