Dy të rinj ishin futur në ullishten e shtetasit Ali Bardhi, në Godolesh të Elbasanit. Për këtë arsye Bardhi i kapi dhe i mbajti peng për së paku 4 orë, me pretendimin se të rinjtë A.Ç 21 vjeç dhe E.H 16 vjeç i kanë shkaktuar dëme. Prindërit e të rinjve negociuan për disa orë me Bardhin madje edhe pse është qesharake ata i dhanë dhe 5 mijë lekë për lirimin e tyre.
Sipas policisë, paratë besohet se janë paguar për dëmet, që të rinjtë i shkaktuan në Ullishte të arrestuarit Ali Bardhi e mbi këtë të fundit tashmë rëndon akuza për vetëgjyqësi dhe heqje të paligjshme të lirisë.