INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merret peng gruaja e biznesmenit. Rrëmbyesit kërkojnë 9 milionë euro

Merret peng gruaja e biznesmenit. Rrëmbyesit kërkojnë 9 milionë euro

Publikuar më: 18:12 09-01-2019

Gruaja e një biznesmeni norvegjez është rrëmbyer prej muajsh, konfirmoi policia. Anne-Elisabeth Falkevik Hagen është zhdukur më 31 tetor nga banesa e saj në Oslo. BBC shhkruan se rrëmbyesit kërkojnë 9 milionë euro për lirimin e 68-vjeçares. Hetuesit kanë zbuluar se shpërblimi është kërkuar në një sasi të barasvlefshme të kriptokalitetit Monero, një monedhë digjitale e ngjashme me Bitcoin. Zonja Hagen është e martuar me Tom Hagen, një biznesmen me një pasuri prej 174 milionë eurosh. Rrëmbyesit e kanë kërkuar shumën në një monedhë dixhitale, Monero, e ngjashme me Bitcoin. Çifti bënte një jetë të veçuar, larg medies. Gruaja u rrëmbye teksa ishte në banjon e shtëpisë. Deri më tani policia e ka këshilluar biznesmenin të mos e paguajë gjobën. Publikimi i lajmit për rrëmbimin është bërë për të grumbulluar më shumë informacione, edhe pse rrëmbyesit kishin kërcënuar që të mos dilte asnjë detaj në media.

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453