INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merret vendimi, “Rruga e Kombit” jepet me koncesion

Merret vendimi, “Rruga e Kombit” jepet me koncesion

Publikuar më: 20:14 14-12-2016

Këshillli i Ministrave ka miratuar sot dhënine me koncesion për Rrugën e Arbrit.

Mësohet se koncesioni do ti jepet Konsorciumit “CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH – VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH

Rruga e Kombit do të jepet me koncesion për 35 vite dhe pritet t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë të paktën 400 milionë Euro.

Më poshtë vendimi i Këshillit të Ministrave për dhenien me koncesion të Rruges së Kombit

V E N D I M

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT “PËR NDËRTIMIN, PËRMIRËSIMIN, SHFRYTËZIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E AUTOSTRADËS MILOT-MORINË”, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS, DHE KONSORCIUMIT “CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH – VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH.A”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e kontratës së koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari, sh.p.k. – Bee Tech – Violiap Ateve – Kastrati, sh.a”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609