INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrni aparatët profesionalë! Të shtunën e Pashkëve drejtojini sytë lart nga qielli, do të mahniteni nga ajo çfarë do të ndodhë!

Merrni aparatët profesionalë! Të shtunën e Pashkëve drejtojini sytë lart nga qielli, do të mahniteni nga ajo çfarë do të ndodhë!

Publikuar më: 21:17 29-03-2018

Nuk duhet ta humbisni!

Më 31 mars bëni mirë të drejtoni sytë nga qielli pasi do të keni mundësinë për të parë Hënën Blu. Kjo datë në fakt do të jetë e dyta që ne mund të shikojmë Hënën e plotë brenda vitit 2018.
Ky event nuk ndodh që prej 1999 dhe, edhe pse nuk do të jetë spektakolare si Blood Moon e janarit, do të jetë e veçantë dhe do të përsëritet vetëm në 2020. Nëse gjatë një muaji kalendari verifikohen dy Hëna të plota, eventi i dytë quhet Blue Moon.

Hëna e plotë e marsit simbolizon fillimin e pranverës dhe sipas gojëdhënave të popullit, kur fillon të bjerë sjell energji pozitive duke larguar energjitë negative. Toka ndër të tjera përjeton rilindjen dhe zgjohet nga gjumi letargjik i dimrit.

Emri në realitet nuk ka lidhje me ngjyrën e Hënës. Përkufizimi i këtij emri u dha gabimisht nga astronomi James Hugh Pruett në një artikull të publikuar në 1946 në revistën "Sky Twelescope".
Ndërsa tributë amerikane e quanin Warm Moon, Hëna e ngrohtë sepse përkon me mbërritjen e pranverës. Të tjerë emra janë: Hëna e Vdekjes dhe Sap Moon, Hëna e linfës etj.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326