Temperatura nën 0 gradë celcus në mbarë vendin. Që prej fillimit të javës në vend ka mbizotëruar mot i ftohtë dhe me temperatura të ulëta. Në disa zona temperaturat kanë shënuar deri në -10 gradë celcus.
Sipas shërbimeve meteorologjike, moti i ftohtë ka pushtuar të gjithë territorin shqiptar, por në Veri dhe Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 - 11°C.