Një aktivitet i mbajtur nga përfaqësues të rekordeve “Guinness” që do të zhvillohet ditën e shtunë përpara selive të ministrive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka detyruar Policinë Rrugore të Tiranës të bllokojë trafikun edhe në disa akse të rëndësishme.
Qytetarët këshillohen të evitojnë qarkullimin në drejtim të “Dëshmorëve të Kombit”, ndërsa të bllokuara do të jenë rrugët “Çamëria”, “Myslym Shyri”, me këtë të fundit nga Gjykata e Lartë e deri në bulevardin qëndror. Bllokimi i trafikut do të jetë deri në orën 15 të ditës së shtunë, sipas asaj që njofton policia.