OSHEE, në një njoftim publik, ka lajmëruar se nesër, për shkak të një ndërhyrjeje në rrjet, në periferi të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Kështu, OSHEE bën me dije se “në vijim të planit të masave për mirëmbajtjen e rrjetit, Drejtoria e Tensionit të Lartë do të kryejë remont në nst/Vorë, konkretisht në çelësat 6 kV. Punimet do të kryhen në datat 1-2 tetor gjatë intervalit kohor 09:00 - 13:00.
Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, pa energji do të mbeten këto zona:
1 – Tetor – Prezë, Rruga (Vorë-Rinas)
2 – Tetor – Zona e stacionit të Trenit - Vorë, Zona Vorë – Marikaj, Pompat e Ujësjellësit Vorë.