Nesër temperaturat do të bien deri në dy deri në tre gradë më shumë. Stina e dimrit këtë vit do të jetë e thatë tha meteorologia Tanja Porja e ftuar ne emisionin “Rudina”.
Porja, theksoi se ky muaj rezulton me temperatura 2 gradë më të larta se një Nëntor normal.
“Përsa i përket muajit Dhjetor nuk presim një ndryshim të madh, por me karakteristika të Dhjetorit. Temperaturat do të jenë 1-1.5 gradë më të ngrohta se një Dhjetor normal, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë temperatura të ulëta, por parashikohet të jetë me difiçit në reshje”, tha Porja.