Gjatë ditëve të fundit “tekat” e motit nuk kanë munguar. Ditët e ngrohta dhe me diell kanë qenë prezente, por sipas Meteoalb ditën e nesërme do të rikthehen shirat.
Reshje më të shumta do të ketë në zonat malore, por do ta “pësojnë” edhe zonat bregdetare pasi do të ulen temperaturat. Orët e vona të së dielës rezervojnë stuhi ere dhe rrebeshe shiu.
Kjo situatë do të vazhdojë deri në orët e para të ditës së hënë, si edhe do të vihet re edhe një rënie e ndjeshme e temperaturave në të gjithë territorin.