Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton gjithë abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave ku po instalohet rrjeti 20 kV në datën 17 Nëntor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë nga ora 09:00-14:00.
Kështu pa drita do të mbeten: Rruga “Muhamet Gjollesha” pjesërisht, Bulevardi “Gjergj Fishta” pjesërisht, rruga “Mustafa Qosja” pjesërisht, rruga “Sulejman Delvina” pjesërisht.