Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton abonentët e rajonit të Tiranës se disa zona do të jenë pjesërisht pa drita nesër.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve në linjën 110kV L110-46 Selitë - Tirana 2 400kV, në orët e para të mëngjesit të datës 19 Janar, nuk do të ketë furnizim me energji nga ora 04:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Kështu, pa drita do të mbeten: Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, Rruga “Bedri Karapici”, Rruga “3 Dëshmorët” (pjesërisht) pranë KMY, Biznese private brenda territorit të ish- Misto Mames, Rruga “Tish Daia”, Bathore, Lundër, Vishnje dhe Arbanë.