Edhe pse ditën e sotme thuajse në të gjithë vendin mbizotëroi dielli, fundjava do të jetë krejtësisht ndryshe, pasi parashikohet të ketë reshje shiu ditën e shtunë dhe të diel.
Ndërkohë dita e premte do të jetë me vranësira. Por duke filluara nga e hëna e javës së ardhshme, shiu parashikohet t’ja lërë vendin diellin, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie, ku në vlerat minimale do të zbresin nën zero gradë, duke rikthyer ngricat në vend.
Gjithashtu nuk do të mungojnë as reshjet e borës në zonat malore si në pjesën veriore të Shqipërisë ashtu edhe në juglindje.