OSHEE ka njoftuar abonentët se për shkak të punimeve në kabina në datat 30-31 maj disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike për disa orë.
Në datën 30 maj njoftohet se do të mbeten pa energji elektrike rrugët “Besim Daja”, “5 Maji” pranë Medresesë dhe “Rruga e Dibrës” pjesërisht. Gjithashtu dhe rruga “Jorgji Kushi”, zona pranë kthesës së Kamzës. Kjo shkëputje do te vijojë në orarin 09:30-15:00.
Ndërsa në datën 31 maj sipas orareve, 10:00-12:00 do të ketë shkëputje të energjisë zona Laknas dhe pjesërisht zona Domje dhe 09:00-16:00, pjesërisht rrugët “Mati Logoreci”, “Marin Barleti” dhe “Gëzim Kaceli”