Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të ketë kufizim të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. OSHEE njofton se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër datë 18 dhjetor, do të punohet në kabinën '1 Maji 2', '1 Maji 4', të nënstacionit Selitë, në intervalin kohor 09:00-14:00. Pa energji do të mbeten rruga 'Emin Duraku', rruga ‘Sulejman Delvina' pjesërisht, midis rrugës 'Mustafa Qosja' pjesërisht, rrugës 'Sulejman Delvina' pjesërisht dhe rrugës 'Komuna e Parisit' pjesërisht.